Kërcënimi i Vuçiq, Hovenier: Ne nuk e prishim gjumin natën për t’u shqetësuar për atë kërcënim

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 11:43
Kërcënimi i Vuçiq, Hovenier: Ne nuk e prishim gjumin natën për t’u shqetësuar për atë kërcënim

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, dy ditë më parë ka thënë se Kosova s’duhet të shqetësuar dhe ta prishë gjumin për shkak të kërcënimeve që vijnë nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se në Kosovë gjendet aleanca më e suksesshme në histori dhe se ka një prani të fuqishme në Kosovë dhe se është e gatshme ta bëjë atë që duhet.

“Ne nuk e prishim gjumin natën për t’u shqetësuar për atë kërcënim. Dhe nuk besoj që populli i Kosovës duhet të mos e bëjë gjumin mirë për këtë, sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prani shumë të fuqishme këtu, e gatshme për të bërë të atë që duhet”, kishte thënë Hovenier para gazetarëve.

(Kosova Sot Online)