Sot dy vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 11:32
Sot dy vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, transmeton “Kosova Sot Online”.

Albright ka qenë një prej mikeve më të mëdha të Kosovës e cila ka pasur një rol vendimtar për vendimin e NATO-s për të nisur bombardimin e Jugosllavisë dhe ka luajtur rol jetik në procesin e çlirimit të Kosovës.

Albright ka vdekur më 23 mars të vitit 2022 në moshën 84 vjeçare.

(Kosova Sot Online)