Abdixhiku: Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 14:06
Abdixhiku: Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Obiliq ku kanë shënuar 34 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në këtë komunë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“LDK po mbledhë rreth vetes njerëzit më të mirë të vendit, si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale, si domosdoshmëri për t’i dhënë vendit të ardhme”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e zymtë.

Tutje, Kryetari i LDK-së tha se Kosova ka potenciale të jashtëzakonshme që duhet t’i shfrytëzojë me plot përkushtim.

“Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë. Për të qenë kaq e zbrazët e për të qenë kaq e zymtë. Kosova ka plot njerëz punëtorë, familje të ndershme, biznese të shëndosha, mësues me ideale, mjek me pasion, shërbyes me dinjitet. Kosova ka tradita të pasura që duhet t’i kultivojë me fanatizëm, e ka potenciale të jashtëzakonshme që duhet t’i shfrytëzojë me plot përkushtim”, ka deklaruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)