Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 15:25
Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e subjektit politik prej nga vjen, Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen para kohe të zgjedhjeve parlamentare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se është “moti për zgjedhje”, duke thënë se opsioni më i mirë është që të shkohet në zgjedhje.

“Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje. Kam thënë që opsioni më i mirë është që të shkohet në zgjedhje, por tash, të gjithë po thonë që është sivjet. Ky vit i ka edhe disa muaj. Unë nuk mund t’ju them se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, por ju e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje”, shtoi ai në një deklarim para mediave.

Konjufca tha se “vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe ta specifikojmë se cila është koha më e përshtatshme, a është vera, a është vjeshta”.

(Kosova Sot Online)