Në Paris sot diskutohet raporti i Bakoyannis me rekomandimin për anëtarësimin në KiE

  • E.k /
  • 27 March 2024 - 07:58
Në Paris sot diskutohet raporti i Bakoyannis me rekomandimin për anëtarësimin në KiE

Sot në Paris pritet të mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mbledhja do të mbahet nga ora 14:30 deri në 17:30.

Saktësisht në agjendën e Komisionit për Politikë dhe Demokraci thuhet se në rend dite është opinioni statutor mbi aplikimin për anëtarësim të përcaktuar në letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në përputhje me Rezolutën Statutore (51) 30.

Raportuese është Dora Bakoyannis.

(Kosova Sot Online)