Ganimete Musliu del me njoftim: Po kthehem në Kosovë!

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 18:26
Ganimete Musliu del me njoftim: Po kthehem në Kosovë!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka njoftuar se pas pesë javësh po kthehet në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Musliu iu nënshtrua javë më parë një ndërhyrje në zemër.

Deputetja e PDK-së ka shkruar në Facebook se është mirë edhe pse i duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!

(Kosova Sot Online)