Ahmet Berisha dhe Naim Berisha po kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur mbrëmë

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 18:53
Ahmet Berisha dhe Naim Berisha po kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur mbrëmë

Për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë, policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se edhe pse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, si kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj., megjithatë personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati.

Prandaj policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar ta ndajnë me policinë.

Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.

Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192

(Kosova Sot Online)