Merren peng disa persona merren në një qytet holandez

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 12:24
Merren peng disa persona merren  në një qytet   holandez

Disa persona në qytetin holandez Ede janë marrë peng mëngjesin e së shtunës, përderisa autoritetet kanë evakuuar banorët në zonën përreth, tha policia, transmeton "Kosova Sot Online".

Situata e pengmarrjes po vazhdon, teksa policia tha se janë liruar tre persona.

Është e paqartë se sa persona të tjerë janë ende duke u mbajtur peng.

Policia tha se nuk ka tregues se ky incident ka motive terroriste.

Disa njësi të policisë speciale janë dislokuar në vendngjarje, përkatësisht në një ndërtesë në qendër të qytetit, tha policia përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale. Autoritetet e sigurisë shtuan se 150 shtëpi janë evakuuar dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës.

Pengjet po mbahen në klubin e natës, Petticoat, nga një person që ka armë dhe eksplozivë, raportoi gazeta kombëtare de Telegraaf, duke cituar disa burime anonime të sigurisë.

Ndërkaq, transmetuesi NOS, tha se një robot që kontrollohet me telekomandë është dislokuar në vendngjarje si dhe njësitë kundër eksplozivëve.

Në qytetin Ede, për shkak të kësaj ngjarjeje, është anuluar transporti hekurudhor, tha operatori kombëtar i trenave, NS./VOA

(Kosova Sot Online )