“Ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare” – Arteta flet për derbin me Manchester Cityn

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 12:02
“Ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare” – Arteta flet për derbin me Manchester Cityn

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para ndeshjes me Manchester Cityn që zhvillohet në “Etihad Stadium” të dielën në orën 17:30, transmeton "Kosova Sot Online".

Gara për titullin kampion në Ligën Premier po i afrohet një kulmi gjithnjë e më emocionues, teksa është hera e parë në 10 vjet që vetëm një pikë i ndan tre të parët, ku edhe Liverpooli është i dyti.“Manchester City e ka ngritur performancën në nivele që nuk janë parë më parë në futboll, por Arsenali po afrohet gjithnjë e më shumë”.“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Do të na japë një shtysë të madhe nëse fitojmë, por ka edhe shumë ndeshje të tjera pas kësaj, ndaj nuk do të jetë vendimtare”, ka thënë Arteta.Manchester City kërkon titullin e katërt radhazi në Ligën Premier dhe ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat, ku humbjen e vetme e ka kundër Arsenalit në “Emirates Stadium”.Qytetarë’ synojnë gjithashtu të vendosin një tjetër rekord, atë të dy “tripletave” radhazi, pasi janë në fazën çerekfinalet të Ligës së Kampionëve  në gjysmëfinale të FA Cup dhe plotësisht në garë për titullin kampion. 

(Kosova Sot Online )