Petkoviq: Kosova po shpërblehet në vend se të ndëshkohet

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 14:29
Petkoviq: Kosova po shpërblehet në vend se të ndëshkohet

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “Kosova para 4000 ditësh ka marrë përsipër formimin e Asociacionit, gjë që nuk e ka bërë deri më sot” dhe se “në vend të  futjes së sanksioneve është shpërblyer me hapjen e perspektivës për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Prishtina 4000 ditë më parë ka marrë përsipër të formojë Asociacionin dhe Beogradi mori garanci të forta ndërkombëtare se kjo do të bëhet. Ata të gjithë kanë gënjyer! Kurti vazhdimisht ua bën të ditur serbëve në Kosovë se “heqja e të drejtave të tyre është e përhershme”, dhe Beogradit se “nuk janë gati për normalizim”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Ai ka shtuar se Kosova nuk është ndëshkuar për “mos respektim të obligimeve ndërkombëtare” por se është shpërblyer.

“Për sabotimin e procesit të normalizimit, Prishtina jo vetëm që nuk u sanksionua në mënyrë adekuate, por u shpërblye me hapjen e perspektivave për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare. Ne e kuptuam në mënyrë të përkryer politikën perëndimore të standardeve të dyfishta!”, ka pretenduar personi kyç i Vuçiqit me detyrë për propagandë kundër Kosovës.

(Kosova Sot Online)