Meta godet Qeverinë Rama: Paratë janë por vidhen

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 19:28
Meta godet Qeverinë Rama: Paratë janë por vidhen

Në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë dhe Komisionit të Organizimit të Partisë së Lirisë, ku u miratuan edhe prioritetet kryesore, Ilir Meta u shpreh se synimi dhe objektivi është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë 4 milionë banorë rezidentë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Objektivi ynë madhor për 20 vitet e ardhshme është Shqipëria me të paktën 4 milionë shqiptarë rezidentë. Për 2100 ju e dini kush është projekti i Rilindjes, Shqipëria 1 milion banorë. Unë nuk ju them dot në 2100, sepse nuk dal dot garantë për ketë, por për 20 vitet e ardhshme detyrim ynë është që ky vend të ketë 4 milionë qytetarë rezidentë”, tha Meta.

Meta u shpreh se “duhet të rithemelohemi si PL  për 10 vitet që vijnë dhe 20 vitet që vijnë, duke nxjerrë mësime nga 20 vitet që nga krijimi i ish LSI dhe duke u ndarë përgjithmonë edhe në mënyrë statutore nga nepotizmi dhe kultura e krahinalizimit. Në mënyrë që të japim një shembull si do ndërtohet nesër administrata shtetërore. Ku do ti gjejmë paratë? Paratë janë, por vidhen”.

5 prioritetet dhe masat konkrete të PL

Ndalimi i shpopullimit,

Mbështetje e lindshmërise me pagesa direkte me rritje progresive per cdo femije te lindur, subsencionim i ushqimit dhe veshtjeve te domosdoshme te bebeve.

Krijimi i fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura), mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.

Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

Pagese e kompensimit te padhene si rezultat i mos-indeksimit, indeksim te vazhdueshem vjetor.

Dyfishim të pensioneve

Dyfishim të pagave të mësuesve dhe mjekëve

Nivel pagash mbi mesataren e rajonit.

Arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te BE.

Bujqësia dhe ushqimi. Ulja e kostos së jetesës

Rritje e prodhimit bujqësor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të katërfishuar numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Subvencionim i plote i agroperpunimit. Garantim i sigurise ushqimore

Shqipëria, fuqi eksportuese.

Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese, me mbeshtetje ne infrastrukture (toka, rrjeter inxhinjerike, rruge), kualifikim te fuqise punetore, perjashtim te mjeteve te prodhimit nga detyrimet fiskale.

Ulja e kostos se energjise (te karburanteve me mbi 20 %, ulje e cmimit te energjisë elektrike per konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim per energjine diellore per konsum familjar

Mbledhja e rentes nga minierat, nga perdorimi i burimeve natyrore dhe perdorimi i natyres per qellime biznesi, dhe perdorimi i saj per fondin e pagave dhe pensioneve.

Mbështetje e aktiviteteve prodhuese, ne fushen e IT dhe inovacionit. 10000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.

Përdorimi i parave te konfiskuara nga informaliteti, korrupsioni, aktivitetet e jashtëligjshme si dhe incerenatoret dhe gjithë kontratat pa te mira publike për fondin e pagave dhe pensioneve.

(Kosova Sot Online)