Sela: Shqiptarët në dy blloqe partiake pasii rrisin numrin e votave

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 20:00
Sela: Shqiptarët në dy blloqe partiake pasii rrisin numrin e votave

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe situata politike mes shqiptarëve atje, u diskutuar në intervistën e Ziadin Selës së Aleanca për Shqiptarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përballë moderatores Armela Ferko, Sela tregoi edhe për marrëdhëniet e tij me ish-bashkëpunëtorin, Arben Taravari, i cili ka shpallur dhe kandidaturën për president.

Sipas Selës, kandidimi i partive shqiptare në dy blloqet politike në Maqedoni, shton votat e shqiptarëve, duke ulur numrin e deputetëve maqedonas.

‘Ne jemi në fronte të kushdërshtarëve politikë.

Kur fola për segmentin që Arben Taravari ka vepruar nën diktat dhe nën urdhrat e dikujt, e gjithë këto zhvillime politike do të thotë se, çdo e keqe e ka një të mirë dhe çdo e mirë e ka një të keqe.

Shqiptarët po garojnë në dy blloqe politike dhe kjo normalisht do të maksimalizojë votën e shqiptarëve, si numër total, pa marrë parasysh a janë pjesë e frontit të Bllokut Europian apo bllokut ‘Vlera’.

Rritja e numrit të votave të shqiptarëve, shkon për llogari të shkurtit të numri të deputetëve maqedonas dhe konkretisht të VMRO-DPMNE-së nga ky i merr urdhrat edhe për të shpallur kandidaturën në mënyrë që të krijohet një diferencë e madhe mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja është shprehur qartazi se nuk do të përkrahë ndryshimet kushtetuese që do të karaterizojnë zgjedhjet pas.

Taravari ka thënë shumë gjëra, është zotuar për shumë gjëra edhe përpara meje. Njerëzit të cilët nuk u qëndrojnë zotimeve, që nuk gënjejnë nuk duhen marrë seriozë.

Gjithsecili në jetë nëse tradhtohet nga dikush, nuk i beson më.

Me Ahmetin nuk kam pasur ndonjë marrëveshje të mëparshme që të vlerësoj nëse ndihem i tradhtuar apo jo’, tha Zijadin Sela.

(Kosova Sot Online)