Raportohet për të paktën 27 persona të vdekur nga zjarri në një klub nate

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 16:34
Raportohet për të paktën 27 persona të vdekur nga zjarri në një klub nate

Të paktën 27 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një klub të natës në qendër të Stambollit, sa kanë qenë duke u kryer renovime në objekt gjatë ditës, ka thënë Zyra e Guvernatorit të qytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Zjarrfikësit dhe pjesëtarët tjerë të ndihmës së parë e kanë rrethuar zonën e klubit, që gjendet në dy katet e poshtme të një ndërtese 16-katëshe në zonën Gajretepe.

Sipas Zyrës së Guvernatorit, një person është në gjendje kritike në spital.

Tre prokurorë janë duke e hetuar shkakun e zjarrit dhe pesë persona janë ndaluar, sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc.


(Kosova Sot Online)