Raportohet për tërmet në Mal të Zi

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 21:54
Raportohet për tërmet në Mal të Zi

Një tërmet u regjistrua në Malin e Zi. Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra nga Niksiqi, ndërsa thellësia fokale ka qenë 9 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

(Kosova Sot Online)