Gjykata e Posaçme i sugjeron SPAK që të hetojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 18:08
Gjykata e Posaçme i sugjeron SPAK që të hetojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme i sugjeron SPAK që tyë hetojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajt. Në vendimin për masat e sigurisë ndaj drejtorëve të Bashkisë që fitonin tendera me shoqërinë ‘5D Konstruksion’, evidentohen të paktën 3 prokurime ku autoritet kontraktor ka qenë Bashkia e Tiranës me titullar Erion Veliaj. Gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj, arsyeton se SPAK duhet të hetojë dhe vlerësojë përgjegjësitë e mundshme të kryebashkiakut në lidhje me detyrimet ligjore të tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjykata e Posaçme i ka sugjeruar SPAK që të hetojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në kuadër të dosjes së 5 drejtorëve bashkiakë, 3 prej të cilëve përfunduan në pranga. Në pikën 88 të vendimit të gjyqtares Rudina Palloj, evidentohet qëndrimi përmbledhës i gjyqtares, mbi gjetjet e praktikës dokumentare lidhur me procedurën e prokurimit të zhvilluar drejtpërdrejt nga Bashkia e Tiranës, me objekt ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave në Liqenin e Thatë, me fond limit rreth 700 milionë lekësh të vjetra.

‘Në raport me faktet dhe rrethanat si më sipër, gjykata vlerëson se në vijim të hetimeve, duhet të hetohen dhe vlerësohen edhe përgjegjësitë e mundshme të titullarit të autoritetit kontraktor ose nëpunësit të autorizuar, në lidhje me detyrimet ligjore të tij për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të prokurimit objekt procedimi, për të vlerësuar nëse në to ka elemente të figurës së veprës penale’, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Por vetëm 6 pika më lartë të vendimit, në atë me numër 82, Gjyqtarja e Posaçme arsyeton gjetjet që ka bërë SPAK. Në Procedurën e prokurimit në fjalë, përshkruhet se ka një fond limit prej 700 milionë lekësh dhe është zhvilluar në harkun kohor 4.10/2021, me nxjerrjen e urdhrit të prokurimit, deri më datë 28.12/2021, lidhja e kontratës mes Autoritet Kontraktor Bashkinë e Tiranës me Titullar Erion Veliajn, dhe operatorin Ekonomik ‘Vas Konstruksion’ të drejtorëve bashkiak Redi Molla e Mariglen Qatos.

‘KVO e përbërë nga Taulant Tusha. Enton Punavija dhe Julian Zanaj kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke krijuar privilegje dhe avantazhe të parregullta Operatorit Ekonomik ‘Vas Konstruksion’ shpk, duke e shpallur fituese këtë operator, pavarësisht se për të kanë rezultuar prezent kushtet ligjore të skualifikimit nga procedura’, është argumentimi i GJKKO-së.

Në këtë garë morën pjesë 22 operator ekonomik dhe të gjithë u skualifikuan, pavarësisht se SPAK thotë se kishte prej tyre që plotësonin edhe kriteret shumëfish më shumë se shoqëria e drejtorëve. Kjo e fundit paraqiti ofertën prej 48. 987. 046 lekë, rreth 70% e fondit limit. ‘5D’ nuk kishte stafin, mjetet përgatitjet apo kualifikimet e duhura ndryshe sa parashtroi në garë.

Punimet zgjatën për rreth 1 vit e 6 muaj tej afatit të caktuar në kontratë. Ajo çfarë bie në sy, është fakti se nga 22 operator konkurues, ‘Albavia’ që paraqiti ofertën më të ulët, u skualifikua me argumentin se ka plotësuar gabim adresën e Ëeb të organit lëshues të dokumentit, që ka qenë portali ‘e-Albania’.

Por nuk mbaron me kaq.

Pika 83 e vendimit flet për procedurën e prokurimit me objekt ‘Rehabilitimi i qendrës Kinostudio’, urdhër i dt.22.09.2022 me autoritet kontraktor Bashkinë Tiranë  me fond limit 583.046,084 49 lekë. Me urdhrin e datës 22.09.2022 të titullarit Erion Veliaj por që SPAK nuk e përmend me emër, është ngritur Komisioni Vlerësimit të Ofertave i përbërë nga Taulant Tusha, Julian Zanaj dhe Enton Punavija. Në datën 07.11.2022 KVO-ja mbahet mbledhja ku marrin pjesë 12 operator ekonomik mes tyre  bashkimi i operatoreve ‘5D Konsiraksion’ sh.p.k dhe ‘Bami’ sh.p.k.

Rezulton se KVO-ja skualifikon të shumicën e operatorëve të tjerë, duke lënë në krye ofertën e bashkimit të operatorëve ‘5D Konstruksion’ sh.p.k dhe ‘Bami’ Shpk  në vlerën 345.099.918 lekë, që i korrespondon rreth 59% të fondit limit. Edhe në këtë tender, pavarësisht opsionit që një nga operatorët ti përmbushte kërkesat, nuk ka ndodhur, pasi ‘5D Konstruksion’ dhe ‘Bami’ janë zgjedhur në mënyrë preferenciale.

Sipas vendimit të Gjykatës, një tjetër pikë ku ndalet hetimi, që  nga rrethanat e faktit përfshin edhe kryebashkiakun Erion Veliaj si autoritet kontraktor, është ai i rikonstruksionit të Shkollës ‘Hasan Vogli’. Rëndësia që kishte tenderi shihet tek mënyra se si Taulant Tushe komunikon me një vartës të tij, ku ka një urgjencë të pazakontë për kopsitjen e shkresave që shoqëria ‘5D Konstruksion’ të fitonte tenderin. Tusha i nis në Ëhatsapp një punonjësi të shoqërisë një folder me emrin ‘Mangësitë.Doc’. Ky i fundit e pyet Tushën se kush e solli këtë, teksa drejtori i përgjigjet ‘drejtoria ime’. Tusha e porosit bashkëbiseduesin të flasë shpejt me Nestor Muhametllarin që ky i fundit të flasë me punonjësen e Bashkisë Anjeza Çallpati për projektin ndërsa për kolegen e kësaj të fundit thotë ‘Ilda Qenka 1’. Bashkëbiseduesi i bindet dhe i thotë Tushës se ‘i kam thënë unë shpejt’.

Pasi radhit këto 3 episode të mësipërme për 3 prokurime që kalojnë vlerën e miliona eurove, GJKKO vlerëson në vendimin e saj se SPAK duhet të sqarojë edhe pozitën ligjore të Erion Veliajt i cili deri më tani rezulton i amnistuar nga drejtësia.

(Kosova Sot Online)