Seanca për Betejën e Koshares nis me himnin shtetëror e kombëtar, të ftuar edhe ish-komandantë

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 10:41
Seanca për Betejën e Koshares nis me himnin shtetëror e kombëtar, të ftuar edhe ish-komandantë

Ka nisur seanca solemne në nderim të Betejës së Koshares, e cila filloi me himnin shtetëror dhe atë kombëtar dhe një minutë heshtje për të rënët e kësaj beteje, transmeton "Kosova Sot Online".

Ish-komandantë, ish-luftëtarë e familjarë të dëshmorëve janë të ftuar në seancën solemne, në nderim të 25 vjetorit të Betejës së Koshares

Në mesin e të ftuarve janë ish-komandanti Rrustem Berisha, Xhafer Gashari, gruaja e heroit dhe Agim Ramadani, vëllai i heroit Fehmi Lladrovcit, Ramizi e figura të tjera.

Në këtë seancë po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Seanca solemne në nderim të 25-vjetori të Betejës së Koshares ishte paraparë të nis në ora 10:00, por ajo ka nisur me gjysmë ore vonesë.