Ish-ambasadori serb në SHBA: Beogradi hoqi dorë nga rruga europiane, s’mund të hipë në dy kuaj njëkohësisht

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 10:28
Ish-ambasadori serb në SHBA: Beogradi hoqi dorë nga rruga europiane, s’mund të hipë në dy kuaj njëkohësisht

Ish-ambasadori i Serbisë në Washington, Ivan Vujaçiq tha se Beogradi nuk mund të thotë më se si do të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe të flasë për marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Nëse nuk mund të hipësh dy kuaj në të njëjtën kohë, nuk ke çfarë të kërkosh në cirk”, tha Vujaçiq në një intervistë për gazetën Vreme.

Siç shtoi ai, “Serbia po përpiqet t’u hipë atyre dy kuajve, por nëse ende duam të shkojmë drejt BE-së, ai lloj balancimi nuk do të jetë më i mundur”.

“As kur bëhet fjalë për Rusinë, as kur bëhet fjalë për Kinën, sepse edhe Europa ka filluar ta shikojë ndryshe Kinën dhe zgjerimin e saj. Dhe më duhet të shtoj – Serbia e ka lënë rrugën europiane shumë kohë më parë dhe kjo mund të shihet në shumë mënyra”, tha Vujaciq.

(Kosova Sot Online )