Vdes një person i cili ra në pusetë derisa po lëvizte me biçikletë

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 16:00
Vdes një person i cili ra në pusetë derisa po lëvizte me biçikletë

Raportohet se më datë 03.04.2024, rreth orës 22:00, në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar pa shenja jete shtetasi I. G., 69 vjeç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke lëvizur me biçikletë, në fshatin Bradashesh, akidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë në një pusetë të hapur.

(Kosova Sot Online)