Nëse e njihni këtë person lajmërojeni policinë

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 13:53
Nëse e njihni këtë person lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës kanë kërkuar bashkëpunim e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari kërkohet për përfshirje për veprën vjedhje.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Qendra, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)