Mitrovicë: Shoferi gjobitet me 500 euro dhe ndalim vozitje për 6 muaj, i konfiskohet vetura

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 11:58
 Mitrovicë: Shoferi gjobitet me 500 euro dhe ndalim vozitje për 6 muaj, i konfiskohet vetura

Policia e Kosovës ka hasur në një shofer duke vozitur derisa i njëjti kishte masën mbrojtëse për ndalim vozitje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë parë”.

(Kosova Sot Online)