Policia kërkon ndihmë për ta gjetur 42-vjeçarin

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 16:09
Policia kërkon ndihmë për ta gjetur 42-vjeçarin

Para dy javësh u largua nga shtëpia me veturë, Policia kërkon ndihmë për ta gjetur 42-vjeçarin e humbur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Agron Halimi, një 42-vjeçar nga fshati Bresalc i Gjilanit po kërkohet nga familja e tij, e cila nuk di se ku ndodhet.

Ai u largua nga shtëpia më 25 mars me veturën Golf 5 ngjyrë hiri.

Policia e ka publikuar fotografinë e tij, së bashku me të dhëna tjera, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur.

Postimi i plotë i Policisë:

Person në kërkim

PËRSHKRIMI: PERSON I HUMBUR

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë,

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat

Agron (Rifat) Halimi lindur me 05.12.1981, me adrës banimi në fshatin Bresalc- Komuna Gjilan, është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 me veturën Golf V ngjyrë hiri me

06-810-BL dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro

Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)