Aksident me fatalitet në këtë vend, humbin jetën në vend tre të rinj

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 16:47
Aksident me fatalitet në këtë vend, humbin jetën në vend tre të rinj

Raportohet se një aksident i tmerrshëm ka ndodhur të dielën në autostradën e Wallensen në Gjermani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raporton Blick, në makinën që u përplas ndodheshin 5 persona, prej ku një 18-vjeçar dhe të rinj të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç humbën jetë.

Shoferi dhe një pasagjer kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime të rënda.

Për momentin nuk dihet se kush janë viktimat e aksidentit.

(Kosova Sot Online)