Parandalohet bartja ilegale e drunjëve në këtë vend

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 19:35
Parandalohet bartja ilegale e drunjëve në këtë vend

Policia e Kosovës ka ndaluar një rast të bartjes ilegale të drunjëve në Shtërpcë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Shushicë të kësaj komune.

Sipas njoftimit shoferi R.S, mashkull kosovar i moshës 32-vjeçare me automjetin Merecedes furgon me targa vendore po trasportonte drunjë ilegalisht.

Tutje, aty thuhet se të dyshuarit i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 eurosh dhe i është konfiskuar automjeti.

“Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte paregjistrim që nga data 05.09.2023. Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për traportin ilegal të drunjëve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjëve”, thuhet në komunikatën e policisë.

(Kosova Sot Online)