Minatorët e “Trepçës” ndërpresin grevën

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 15:09
Minatorët e “Trepçës” ndërpresin grevën

Minatorët e Trepçës kanë arritur një marrëveshje me drejtorin e koorporatës, Bashkim Kurti, lidhur me pagat pasi ata kanë bojkotuar punën të enjten, përcjell "Kosova Sot Online".

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka deklaruar se ata grevën e kanë ndërprerë pasi të gjithë minatorëve iu ka dalë 40 përqind e pagës së muajit mars.

Ndërsa, Osmani tha se pjesa tjetër e 30 për qind do të dalë brenda një javë.

(Kosova Sot Online)