Ambasadorët e BE-së mbështetën liberalizimin e vizave për serbët nga Kosova

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 15:56
Ambasadorët e BE-së mbështetën liberalizimin e vizave për serbët nga Kosova

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së mbështetën miratimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), përndryshe organi kryesor përgatitor i Këshillit të BE-së, u pajtua me propozimin e PE-së dhe Këshillit të BE-së për ndryshime në rregulloren për mbajtësit e pasaportave.

Kështu thuhet në një letër dërguar nga Kryetari i Coreper, Willem van de Voorde, kryetarit të Komitetit të PE për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE), Juan Fernando López Aguilar.

Në letër shtohet se nëse PE miraton qëndrimin e saj në lexim të parë, Këshilli do të miratojë qëndrimin e PE dhe këto akte do të miratohen në një formulim që korrespondon me qëndrimin e PE, shkruan Euronews.rs, transmeton Klankosova.

Më 9 prill, Komiteti i PE-së për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) miratoi draft-raportin për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë dhe të dorëzuar nga anëtari i PE-së për heqjen e këtyre vizave, Matjazh Nemec.

Pas votimit në LIBE, gjermani tha se ekziston mundësia që vendimi për liberalizimin e vizave për mbajtësit e këtyre pasaportave të zbatohet deri në fillim të verës dhe shtoi se do të vijojë që PE ta konfirmojë këtë vendim deri në fund të prillit, në seancën plenare të PE në Strasburg.

Seanca e fundit plenare e PE-së duhet të mbahet nga 22 deri më 25 prill në Strasburg dhe më pas ministrat në Këshillin e BE-së duhet ta votojnë këtë vendim.

(Kosova Sot Online)