Prishtinë: Shoferi gjobitet me 300 euro, drejtoi mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 15:34
Prishtinë: Shoferi gjobitet me 300 euro, drejtoi mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë

Një shofer në Prishtinë është gjobitur me 200 euro pasi që ka drejtuar mjetin e paregjistruar më tepër se 30 ditë.

Tutje, policia ka njoftuar se mjeti i është konfiskuar përkohësisht.

“VAZHDON KONTROLLI I TRAFIKUT PËRMES VETURAVE ME PAJISJE INTELIGJENTE! – ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin e pa regjistruar më tepër se 30 ditë, i njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur 200 € si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)