Vdes në burg 36-vjeçari shqiptar

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 11:07
Vdes në burg 36-vjeçari shqiptar

Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, ka vdekur në burgun e Koridhalos në Greqi. 36-vjeçari shqiptar ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai vdiq, raportojnë mediat greke.

Vdekja e 36-vjeçarit shqiptar mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës.

Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji pas denoncimit për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjece, nga Bubullima e Lushnjes.


(Kosova Sot Online)