Diskutim në një nga grupet më të mëdha në APKiE rreth anëtarësimit të Kosovës

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 14:15
Diskutim në një nga grupet më të mëdha në APKiE rreth anëtarësimit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri që është pjesë e delegacionit kosovar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka thënë se ai bashkë me shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, janë takuar me EPP/CD, i cili është një nga grupet më të mëdha politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE) me anëtarë nga më shumë se 40 shtete anëtare, përcjëll “Kosova Sot Online”.

Sipas Tahirit, takimi u përmbyll me një diskutim të hapur mbi aplikimin eKosovës në Këshillin e Evropës.

“Raportuesja znj. Dora Bakojanis prezantoi gjetjet kryesore të raportit. Ne, delegacioni i Kosovës e falënderuam për punën e madhe dhe qasjen e paanshme dhe profesionale në këtë detyrë sfiduese”, ka shkruar Tahiri në X.

(Kosova Sot Online)