Ahmeti: Shtetasit kosovarë në Izrael mund të na thërrasin

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 18:05
Ahmeti: Shtetasit kosovarë në Izrael mund të na thërrasin

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka deklaruar se janë në konstakt me shtetas të Kosovës në Izrael, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ahmeti tha se ata mund të kontaktojnë në numrat e telefonit të publikuar nga Ministria për “çkado që kanë nevojë”.

“Ne kemi qenë në komunikim. I kemi bërë publikë numrat tanë të kontaktit në Jerusalem. Jemi në kontakt. Nuk ka të raportuar për ndonjë rast të lëndimit. Mund të telefonojnë për çkado që kanë nevojë dhe do ta kenë ndihmën tonë”, tha zëvendësministri.

15 shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani e sulmoi Izrealit, pritet të kthehen këtë mbrëmje.

(Kosova Sot Online)