Zbulohen detaje: Edmond Lajqi i cili vrau gruan në Pejë ishte narkoman

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 14:55
Zbulohen detaje: Edmond Lajqi i cili vrau gruan në Pejë ishte narkoman

Raportohet se një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për rastin ka folur vëllai i viktimës, Gjyljeta Ukella.

Ai tha se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

Sipas tij, Edmond Lajqi ka pasur probleme edhe me lëndët narkotike.

“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.

Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Ukella.

Ukella u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi.

Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi dhe kishin tre fëmijë.

(Kosova Sot Online)