Një ditë pasi djali ia vrau renë, vdes nëna e Edmond Lajqit
Ka vdekur sot Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit, të arrestuarit për vrasjen e gruas së tij në Pejë të martën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Edmond Lajqi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij, Gjyljetën. Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende.
Nëna e të arrestuarit për vrasjen makabre në Pejë ka vdekur në spital.
Zyrafete Lajqi po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte e shtrirë që një kohë në spital.
Edmond Lajqi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij, Gjyljetën. Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende.
(Kosova Sot Online)