Januzi jep dëshminë e tij për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 20:46
Januzi jep dëshminë e tij për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i akuzuari Qëndrim Januzi, i cili po ngarkohet nga prokuroria se privoi nga jeta G.H, më 28 maj 2022 në Ferizaj, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij tha se kishte pasur vazhdimisht kërcënime nga tani i ndjeri H.

Sipas aktakuzës, motivi i kësaj vrasje thuhet të ketë qenë se i akuzuari e kishte privuar nga jeta G.H me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij. Mirëpo gjatë mbrojtës i akuzuari Januzi tha se nuk ka qenë motivi vetura e djegur pasi që vetura nuk ishte e tij por e vëllait të tij i cili atë veturë tha e kishte të siguruar “full kasko”.

Me tani të ndjerin G. ka pas raste më parë kur jemi hidhëruar mes vete dhe nuk kemi fol një javë, por kurrë nuk kemi pas asnjëherë qëllime dashakeqëse, dhe kur po them që nuk kemi fol për një javë arsyeja ka qenë për mosmarrëveshje të thjeshta si p.sh kemi pas me shku dikun ai ka than pse nuk me keni prit e të ngjashme”, tha i akuzuari Januzi.

I njëjti gjatë mbrojtjes së tij deklaroi se tani i ndjeri G. kishte ndërruar sjellje pasi filloi të shoqërohej me reperin Fero.

Kur G. filloi të ketë qasje agresive dhe kërcënuese sidomos ndaj meje, ka qenë kur ka fillu me u shoqëru me reperin Fero, nofkën e ka Fero ndërsa emrin nuk ia di. Të njëjtit kanë postuar në rrjetet e tyre sociale një foto të shkruar Fero Strella coming soon, Strella ka qenë nofka e G., në njëfarë mënyre të njëjtit kanë lajmëruar një bashkëpunim të tyre, e që unë mendova që G. do të bëjë një muzikë me Feron”, deklaroi tutje i akuzuari Januzi.

(Kosova Sot Online)