Qytetari kosovar e dorëzon në polici kuletën me më shumë se 300 euro

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 09:42
Qytetari kosovar e dorëzon në polici kuletën me më shumë se 300 euro

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje një qytetar atje ka gjetur një kuletë me para dhe e ka dorëzuar në polici, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me datën 20.04.2024 qytetari nga Ferizaj z. A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.”

Në kuletë kishte 321.95 euro të cilat i janë kthyer pronarit.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.”

(Kosova Sot Online)