KQZ: E pamundëson fotografimin e votës

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 17:31
KQZ: E pamundëson fotografimin e votës

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se ndryshimi i pozicionimit të kabinave të votimit në vendvotimet në katër komunat veriore të Kosovës erdhi si rekomandimin në vitin e kaluar gjatë kohës së simulimit të procesit zgjedhor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Elezi tha se kjo s’e rrezikon fshehtësinë e votës.

“KQZ pas proceseve zgjedhore analizon të gjitha aspektet dhe bën përpjekje për përmirësimin e tyre në proceset e ardhshme. Në këtë drejtim është edhe ndryshimi i pozicionimit të kabinave të votimit që ka ardhur si rekomandim në vitin e kaluar, 2023, gjatë kohës së simulimit të procesit zgjedhor. KQZ ka vendosur që të marrë parasysh këtë rekomandim dhe ta praktikojë në proceset vijuese. Gjatë analizimit, KQZ ka vlerësuar se kjo mënyrë do të pamundësojë fotografimin e votës nga votuesi dhe gjithashtu nuk cenon fshehtësinë e votës”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)