Wood: Serbia s’ka bërë përparim për t’i mbajtur përgjegjës sulmuesit e Banjskës

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 19:00
Wood: Serbia s’ka bërë përparim për t’i mbajtur përgjegjës sulmuesit e Banjskës

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është diskutuar situata në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aty foli edhe zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB, Robert Wood, i cili përmendi sulmin në Banjskë duke thënë se janë 6 muaj më vonë dhe “Serbia s’ka bërë përparim thelbësor për t’i mbajtur përgjegjës personat e involvuar, përfshirë edhe liderin e vetëshpallur të sulmit Milan Radojiciq”.

“Kërkojmë përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR’in që të parandalohet edhe një sulm si ai i 24 shtatorit, që të mos ndodhë përsëri” ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)