Vuçiç: Për Perëndimin çështja e Kosovës është zgjidhur

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 16:13
Vuçiç: Për Perëndimin çështja e Kosovës është zgjidhur

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është drejtuar publikut pas kthimit të tij nga Nju Jorku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka folur rreth paraqitjes së tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku prezente ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Vuçiq tha se për Perëndimin, çështja e Kosovës është zgjidhur përfundimisht në vitin 2008.

“Për Perëndimin çështja e Kosovës është zgjidhur në vitin 2008 por pavarësisht, 16 vjet më vonë, Serbia “po lufton dhe po provon diçka në kushte pothuajse të pamundura”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)