Gjobë 500 euro ndaj shoferit që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 20:06
Gjobë 500 euro ndaj shoferit që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar shoferin 38-vjeçar me inicialet A.Ç., i cili bëhet e ditur se ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet e ditur se ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i janë konfiskuar përkohësisht automjetet.

(Kosova Sot Online)