
Deputetja e Kosovës: Sot feston Serbia falë udhëheqjes së Albin Kurtit

Pas dështimit që kërkesa e Kosovës të futet në agjendën e sotme në Komitet të Ministrave sot në Strasburg, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se falë kryeministrit Albin Kurti sot feston Serbia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE! Injorantë e keqdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dinë, nuk munden!”.
Ajo pat edhe një mesazh për kryediplomaten Donika Gërvalla.
“P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”.
(Kosova Sot Online)