Nënsekretarja Allen sot do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

  • A.P /
  • 19 May 2024 - 09:21
Nënsekretarja Allen sot do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, sot do të takohen presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.   Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Derisa takimi me Kurtin do të nisë në orën 10:15  dhe do të mbahet në ndërtesën e qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 10:15. Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë.”

(Kosova Sot Online)