Arrestohen dy persona në Prishtinë

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 22:35
Arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona në Prishtinë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pas një pune intenzive hetimore  zyrtarët e  Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë  identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë.”

Të dyshuarit janë:

– F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

(Kosova Sot Online)