VV i kërkon Gjykatës që të konstatojë se deputetët kanë bërë shkelje

  • A.P /
  • 06 March 2026 - 07:36
VV i kërkon Gjykatës që të  konstatojë se deputetët  kanë bërë shkelje

Pasi nuk kishte kuorum për zgjedhjen e Presidentit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bardhyl Hasapapaj, jurist, mori informacione se çka përmbante shkresa e drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Një nga pikat ishte që të konstatohet shkelja kushtetuese e deputetëve që nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit.

“Kanë kërkuar të shpall kërkesën të pranueshme, të shpall masë përkohshme për pezullim të afatit të Presidentit deri në nxjerrjen e aktgjykimit, të konstatojë shkeljen kushtetuese të deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në seancë, të konstatojë detyrimin e deputetit për të marrë pjesë në seancë për zgjedhjen e Presidentit, të përcaktojë rikthimin në afat për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës”, ishin pikat që i lexoi Hasanpapaj. 

(Kosova Sot Online)