Arrestohet i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 13:19
Arrestohet  i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)