Policia e shpall zyrtarisht në kërkim Enver Sekriaqën

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 16:22
Policia e shpall zyrtarisht në kërkim Enver Sekriaqën

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Enver Sekiraqës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arratisja e Sekiraqës ishte konfirmuar të shtunën e javës së kaluar nga Policia e Kosovës. Ndërkohë avokati i Sekiraqës, Besnik Berisha, ka thënë se klienti i tij ndodhet në një spital jashtë Kosovës.

Njoftimi i plotë:

 Kërkesë për bashkëpunim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Gjykatës Themelore ne Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

– Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga  ”Gryka e Llapushnikut” numer 7 në Prishtinë.

I dënuar për veprën penale” shtytje në kryerjen e vrasjes së rendë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së.


(Kosova Sot Online)