
Si pasojë e një aksidenti vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një person ka mbetur i vdekur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një shofer 21-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij një 40-vjeçar, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(Kosova Sot Online)