Si pasojë e një aksidenti vdes një person

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 08:58
Si pasojë e një aksidenti vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një person ka mbetur i vdekur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një shofer 21-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij një 40-vjeçar, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)