Zjarrfikësit e Prishtinës e largojnë degën e thyer të një lisi

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 14:20
Zjarrfikësit e Prishtinës e largojnë degën e thyer të një lisi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për largimin e një dege të thyer të një lisi në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Komuna thotë se zjarrfikësit e Prishtinës kanë ndërhyrë edhe në zona tjera të kryeqytetit, ku ka pasur raste të tilla.

“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me zjarrfikësit e palodhshëm të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, kanë ndërhyrë në pastrimin, largimin e degës të thyer të një lisi në rrugën “Fehmi Agani” e po ashtu në zona tjera, ku janë detektuar raste të tilla”, thuhet në njoftimin e Komunës.

(Kosova Sot Online)