Rrëfehet dëshmitari në Dhomat e Specializuara të Kosovës
Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari i 67-të në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UCK-së, tha se për shkak të asaj që i kishte ndodhur sheh ende ëndrra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave Simon Laws, dëshmitari i mbrojtur tha se ka frikë të shikojë edhe filma me përmbajtje të dhunshme e po ashtu nervozohet pa arsye si pasojë e asaj se çfarë i kishte ndodhur në të kaluarën.
(Kosova Sot Online)
