
Aksident i rëndë në këtë vend

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e kesaj të enjteje në rrugën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Gajush, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një mjet i tonazhit të rëndë trajler.
Si pasojë e përplasjes mësohet se ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i makinës, shtetasi Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Policia e Lezhës njofton se punonjësi i policisë po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore. Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë per zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(Kosova Sot Online)