Berisha ndan përvojen e tij me Kusari-Lilën: Është bashkëpuntore e zellshme e strukturave kriminale të Serbisë

  • E.k /
  • 04 June 2024 - 07:51
Berisha ndan përvojen e tij me Kusari-Lilën: Është bashkëpuntore e zellshme e strukturave kriminale të Serbisë

Ish-ambasadori, Anton Berisha ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendeosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit të veriut, Milan Radojçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Berisha ka ndarë një përvojë personale me Kusari-Lilën gjatë kohës sa ka qenë ambsador i Kosovës në Slloveni.

Ai e ka quajtur Kusari-Lilën bashkëpunëtore të zellshme të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovës.

Postimi i plotë:

Mimoza Kusari, qe dilte pothuajse çdo javë në konferenca shtypi me kërkesën patriotike e interesin shtetëror që të tërhiqet Anton Berisha nga detyra e ambasadorit në Slloveni, tash po zbulohet publikisht në atë që ka qenë e qartë për mua që moti, se është një bashkëpunëtore e zellshme e strukturave shtetetore e kriminale të Serbisë.

Siç e kam thënë që atëhere, koha do t’i zbulojë një nga një këta pseudopatriote që kanë përdorur gjuhën e ndytë dhe metodat e dhunshme për të goditur idenë dhe levizjen shqiptare e demokratike me në krye dr. Rugoven.

(Kosova Sot Online)

(Kosova sot Online)