Tre persona mbesin të lënduar nga dy aksidente

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 19:34
Tre persona mbesin të lënduar nga dy aksidente

Në rrugën “Afrim Zhitia” në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

Ndërsa rreth orës 17:20, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një persona (këmbësor)”, tha Ahmeti.

“Personat e lënduar të të dyja aksidenteve janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastet po merret njësiti i trafikut”, përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)